Nik Gjeloshaj, Kryetar i Komunës së Tuzit

552

Në seancën e Kuvendit komunal të mbajtur sot, Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare u zgjodh, kryetar i parë i Komunës së plotë të Tuzi.

Në votim morën pjesë 22 këshilltarë nga 32 sa ka Kuvendi Komunal i Tuzit. Gjeloshaj fitoi mbështetjen e 21 këshilltarëve të Forumit Shqiptar, Demokratëve dhe Partis Boshnjake.

Një fletë votim ishte i pavlefshëm e këshilltarit të Social demokratëve i cili kishte njoftuar se do jetë i përmbajtur. Këshilltarët e Partis Demokratike të Socialistve nuk morën pjesë në votim.

Në videon më poshtë mund të ndiqni fjalimin e Kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj: