Fatos Nano bojkoton Kongresin e Edi Ramës

941

Teksa është duke u zhvilluar sesioni i parë i Kongresit të PS-së, ajo që vihet re është fakti që ish-kryeministri Fatos Nano nuk është i pranishëm.

Duket se ish-lideri i socialistëve ka refuzuar që të shërbejë si një fasadë për Ramën, dhe momentin e vështirë në të cilën ndodhet kryeministri.

Prania e Nanos në Kuvend u fry nga eksponentë të lartë në PS, të cilët nxituan të thoshin se ai do të ishte i pranishëm në Pallatin e Kongreseve.

Nuk dihet nëse Nano mund të mbërrijë gjatë sesionit të dytë të Kongresit, po gjasat që kjo të ndodhë bëjnë me dije burime për Faxweb.al janë të pakta.

Në nisje të Kongresit fjalën hyrëse e mbajti Taulant Balla, i cili u shpreh e në zgjedhjet e Qershorit PS-ja do të marrë dhe Bashkitë e drejtuara derimë tani nga demokratët.