Shqipëria përballet me Turqinë në mbrëmje, interes i ulët për bileta

493

“Loro Boriçi” mbrëmjen e sotme pritet të mos jetë aq elektrizues sa në takimet e mëhershme të kombëtares teksa deri më tani interesimi i tifozëve ka qenë i ulët.

Vetëm 9 mijë bileta janë shitur deri një ditë përpara ndeshjes, nga kapaciteti prej 16 vendesh që ka ky stadium.

Ndeshja e sotme është e një rëndësie të jashtëzakonshme, teksa bëhet fjalë për kualifikueset e një kampionatit Europian, megjithatë numri i biletave mund të rritet deri në orët e fundit përpara nisjes së takimit.