Protestuesit çajnë kordonin policor. Tentojnë hyrjen në Parlament

521

Është tensionuar situata përballë Kuvendit, ku mijëra protestuesë kanë çarë kordonin e parë të Forcave të Rendit, në tentativën e gjashtë për të hyrë në ambientet e Parlamentit, ku brenda saj sipas PD-LSI janë deputetë që kanë marrë mandatin me zgjedhje të vjedhura.

Forca të shumta policore kanë rrethuar Kuvendin.