Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

386

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Parlamenti në Drejtorinë e Policisë, pasi mësohet se disa protestues janë ndaluar nga policia.

Sipas burimeve të A2 CNN bëhet fjalë për tetë persona të shoqëruar, pasi janë evidentuar nga Policia për hedhjen e kapsollave në drejtim të kordonit me oficerë të vendosur para Parlamentit.