Ish-deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka komentuar tubimin e sotëm dhe masat që mund të merren në të ardhmen.
Sipas kreut të LZHK-së, në shesh janë minimalisht 100 mijë njerëz.
Ai komentoi edhe rolin e presidentit Ilir Meta duke theksuar se ai duhet të jetë negociatori mes plalëve për zgjidhjen e krizës.
Shqipërisë i duhet një njeri interokultor. Ia ka dhënë kushtetuta, e ka të detyrueshme. Kush do e bëjë detyrën si president kur vendi është në krizë”, u shpreh Shehi.
Lidhur me akuzat e kryeministrit Rama se, ata që protestojnë sot janë disa rrogëtarë, Dashamir Shehi theksoi: “Unë besoj që është e kundërta. Ata që ka mbledhur Rama sot janë rrogëtarë. Këta janë hallehinj që ia ka sjellë në majë të hundës. Prandaj kanë dalë”.
I pyetur nga gazetari Aleks Xhelili se, a duhen djegur edhe mandatet bashkiake, ish-deputeti Shehi u shpreh qartazi: “Nuk ka më kuptim. U dogjën mandatet e deputetëve e të rrinë këshilltarët. S’ka më kuptim. Unë do t’i kisha hequr”.