Po bënte vrap nga liqeni me të birin, ezekutohet 62-vjeçari

492

Një person është ekzekutuar në orët e pasdites në Tiranë, në zonën pranë digës së Liqenit Artificial. Policia konfirmon se viktima, i identifikuar si Haxhi Baçinozi, 62 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Viktima, me origjinë nga Mallakastra, po bënte vrap nga liqeni me të birin kur dy persona me kapuça i janë afruar dhe e kanë qëlluar me pistoletë.

Në vendngjarje janë parë makina të shumta policie dhe ambulanca. Policia konfirmon gjithashtu se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe po punon për kapjen e tij. Sipas burimeve të A2 CNN, personat në kërkim janë me inicialet I.H. dhe I.B.

Policia për momentin po heton në dy pista, atë të hakmarrjes dhe të një konflikti të mundshëm për prona.