Korçë / PD denoncon: Policia terror mbi pronarët e autobuzëve

400

Edhe Partia Demokratike e Korcës është mobilizuar lidhur me protesten e kësaj të shtune para kryeministrisë.

Mbi 1500 mbështetes të PD por edhe të LSi kanë udhëtuar drejt Tiranës me mjete te ndryshme, autibuzë, furgona dhe makina të vogla që prej orës 04:00 të mëngjesit.
Kreu I dëgës lokale të PD në Korcë, Andrea Mano ka denoncuar presionin e ushtruar sipas tij, ndaj shoqërive të transportit të cilët kanë anuluar prenotimet e PD për dërgimin e qytetareve drejt Tiranës.

Policia e Korces ka ushtruar terror mbi drejtuesit e furgonëve dhe autobuseve për të mos u nisur drejt Tiranës. Të frikësuar shoqerite e transportit nuk kane pranuar te udhetojne per ne kryeqytet. Policia i ka kercenuar me heqje license shoqerite e transportit.

Ky është rast I paprecedent dhe shkelje flagrante e ligjit nga policia e Korces.
Burime nga deget lokale respektive,bejne te ditur,se nga Devolli jane nisur 700 protestues,nga Pogradeci 900 dhe nga Kolonja rreth 500 persona.