E pazakontë/ Policia i lëshon ultimatum opozitës: Nëse brenda 5 minutash nuk ndërprisni…

1113

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarata teksa vijon protesta e opozitës. Në thirrjen drejtuar Gazmend Bardhit, sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Policia e Shtetit kërkon ndërprerje të veprimeve të kundraligjshme brenda 5 minutash, në të kundërt do të përdoret forca për shpërndarjen e turmës.

Deklarata e Policisë së Shtetit.

Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI! Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë. Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme.

Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga Policia e Shtetit e cila do të përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.