11 të arrestuar për fajde në Shkodër, sekuestrohen 500 000 euro

726

11 persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi jepnin para me hua me interesa të larta, jashtë sistemit bankar. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shumë të mëdha parash, të cilat jepeshin me fajde me interesa që varionin nga 3 deri në 20% në javë.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia janë sekuestruar edhe një numër i madh automjetesh, rreth 500 000 euro dhe aparate celularë..

Gjatë hetimit disamujor rezultoi se përmes këtyre veprimeve, personat në fjalë kishin përvetësuar disa pasuri të paluajtshme si toka, apartamente dhe dyqane, por edhe automjete. Pas hetimeve rezultoi që në këtë veprimtari ishin të përfshirë 22 persona, mes tyre edhe një ish-kancelar i Gjykatës së Shkodrës, i cili ka përfunduar në pranga.

Në total numri i të arrestuarve shkon në 11, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë shtetasja me inicialet V.H., notere në Shkodër është pezulluar nga ushtrimi i detyrës, si edhe E.L, me detyrë oficer policie pranë komisariatit Shkodër.