”Po na rripni të gjallë”, emigrantët shqiptarë protestojnë para ambasadës në Greqi (Foto)

504

Dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët janë emigrantë prej vitesh në Greqi, po protestojnë sot përpara ambasadës së vendit tonë në Athinë. Qytetarët janë grumbulluar përpara ambasadës me thirrjet Rama ik, ndërsa thonë se kjo protestë e sotme është vetëm fillimi.

‘’Duhet të bjerë ky sistem, drejtësia është marrë peng. Rama e ka dhënë të gjithë Shqipërinë me koncension”,u shpreh një prej qytetarëve.

Ndërkohë që një tjetër protestues komentoi dhe deklaratat e Ramës dhe të Ballës, pasi sipas tyre opozita po pengon Reformën në Drejtësi, duke thënë se ata tashmë janë pa mandat, në ndryshim nga përfaqësuesit e PS-së.

Të tjerë emigrantë ngritën problemet e kostove të pasaportave, apo marrëveshjes për njohjen e patentave mes dy vendeve.

‘’Keni 6 vite kryeministër zoti Rama si nuk keni ardhur njëherë që të na takoni, çfarë keni bërë në drejtim të marrëveshjes së rreme të patentave? Çfarë marrëveshje po bëni fshehurazi me qeverinë greke, pa na pyetur aspak ne 700 mijë emigrantët që jetojmë dhe punojmë në këtë vend?

Kostoja e pasaportave për emigrantët shqiptarë është trefishi i asaj që i duhet një qytetari europian. Po na ripni të gjallë! Përpara pak ditësh u vodhën pasaportat shqiptare, për ti shitur në vende të tjera. Na dhemb e ardhmja e motrave dhe vllezërve tanë që janë në Shqipëri”, u shpreh një tjetër prej emigrantëve.