Zhduket 12 vjeçarja nga Durrësi, iku në mesditë nga banesa

466

Një vajze e vogel 12 vjecare rezulton e zhdukur në qytetin e Durrësit që prej ditës së premte.
Policia e këtij qyteti bëri të ditur se kallëzimi është bërë pikërisht një ditë më parë në Komisariatin e këtij qyteti nga shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.