Shqiptari tenton t’i bëj gjëmën Milanit, por “roboti” Piatek zgjidh gjithçka

497

Milani arrin një fitore të vështirë por me rendësi të madhe në Verona ndaj Chievos. Edhe pse e fundit në klasifikim, këta të fundit luajnë një ndjeshje të mirë, dhe i përgjigjen Milani si të barabartë.

Milan kalon në avantazh në minutën e 31-të, falë golit të argjentinasit Biglia, me një goditje dënimi perfekte që mund t’ i bënte zili bashkatdhetarit të tij Leo Messi.

Por dhjetë minuta më vonë, është shqiptari me pasaportë finlandeze Përparim Hetemaj që ndëshkon kuqezinjtë me një gol me kokë ku ndoshta portieri Donnarumma mund të bënte më shumë.

Humbja e trepikëshit me të fundit e klasifikimit do të ishte shumë e rrezikshme për planet e Djajve për Champions, por si gjithmonë është “polaku magjik” Piatek që zgjidh gjithçka me instinktin e tij prej bomberi në zonën e rreptësisë, në minutën e 57-të.

Me fitoren e sotme, Milani arrin kuotën e 51 pikëve, dhe mund të përgatitet me qetësi për derbin me Interin, javën e ardhshme.