Shkrumbohet nga flakët “Benz-i” në Vlorë

414

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte një automjet tip benz është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aleksandria” ku mjeti tip ‘Mercedes Benz’ me targa ‘AA928TZ’ është shkrumbuar tërësisht nga flakët. Mësohet se makina ishte në pronësi të një punonjëseje të tatimeve.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme me benzinë.