Masat e policisë për protestën e opozitës

217

Opozita proteston në orën 10:00 para Parlamentit ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.

Në kuadër të protestës, policia ka marrë masa të shumta për të mos lejuar ripërsëritjen e incidenteve si në protestën e 26 shkurtit.

Sipas informacioneve mbi 1600 forca policie ndodhen në terren, nga të cilat 200 me plan organizuar vetëm për ruajtjen e sigurisë fizike të deputetëve.

Ndërkohë më kaudër të masave mbrojtëse, policia ka bllokuar me gardh metalik të gjithë pedonalen.

Në seancën e sotme do të betohen katër deputetët e rinj nga radhët e LSI, të cilët nuk pranuan që t’I bashkoheshin pjesës tjetër të opozitës për djegien e mandateve.