Zgjidhet kreu i ri i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

468

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH. Nga votimet, kreu i KMSH është zgjedhur Bujar Spahiu.

Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit, që përfundoi mesditën e së shtunës rreth orës 13:15 (2 mars).

Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane monitoruan zgjedhjet e KMSH.