VITI I GJERGJIT – APO I HAMZASË…!

458

Ky është Gjergji – Kryetrimi

Që për të këndoj Naimi

Këndoj Fishta e Buzuku

Që dhe sot i trembet turku.

Ky është Gjergji – fitimtari

Që në luftë printe i pari

Ky është mbreti i shqiptarëve

Ky është tmerri i tradhëtarëve.

Ky është Gjergji – Kryeheroj

Që sulltanët i dërrmoj

Këtij – që bota i përulen

Ca të çmendur i vërsulën…!

Ky – që thirri kuvendin në Lezhë

Që ngriti shqiptarët peshë

Që i nxirrte shpata flakë

E sulmojnë ca morracakë…!

Këtij – që mposhti Anadollin

Sot në Lezhë i shkatërrojnë trollin

Dalin kundër Kastriotit

Ca tradhtarë, Hamzatë e sotit…!

Dëgjoni o ju të mjerë

Ju o krimba të pavlerë

Ju – jashtëqitja e vatanit

Ju o klyshë të Erdoganit.

Lavdija e Gjergj Kastriotit

Trashigohet mot pas motit

E shkëlqen si rreze dielli

Sa të jenë toka e qielli.

— — — — — — — — — — — –focus24.info

Lulash ARA