Ura e Vashës në Mat, kryevepra e shekullit XVIII

608

Në Klos të Matit gjendet një kryevepër njerëzore e shek. XVIII, ura e Vashës, e stolisur me kalldrëm dhe që varet mbi lumin Mat me një hark gjysëmrrethor.Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë që shoqërohet nga një shpat malor.

Metoda e ndërtimit të urës është me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese.
Gjatësia e urës është 11 m, lartësia e saj nga sipërfaqja e ujit është 7 m, gjerësia 2,8 m dhe largësia mes dy këmbëve është 7 m.

Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gëlqere dhe rasa guri.Ura e Vashës ndodhet, 200 m nga rruga e Arbrit e cila u ndërtua si vepër bamirësie nga familja, Skura.Ura vizitohet nga shumë turistë shqiptare e të huaj dhe është një nga pasurit e trashëguara të kësaj treve. /ATA/