Parshikimi i motit per sot.

418

Sipas Institutit të Gjeoshkencave nesër moti pritet të jetë pa reshje dhe plot diell.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 12 °C
në vendet e ulëta: 1 / 15°C
në vendet malore: – 4 / 9 °C

ERA
Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE:

Nesër qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin “I MODERUAR”. Ndërsa qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin “I ULËT’’. Megjithatë në sipërfaqe të lokalizuara këto qarqe pritet të arrijnë në nivelin “I MODERUAR”.