Gjendet i vdekur 68-vjeçari. Ja dyshimet e para…

425

Gjendet i pajetë në banesë një 68-vjeçar nga qyteti i Fierit. Mësohet se I moshuari Mistokli Llupi. Ai jetonte i vetëm në banesën e tij në lagjen “Kastriot” në Fier.

Ka qenë vëllai i tij ai që ka gjetur mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë brenda banesës.

Mësohet gjithashtu se ky shtetas kishte ndërruar jetë tre ditë më parë. Ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Paraprakisht mësohet se 68-vjeçari vuante nga problemet kardiake, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar përgjigjen zyrtare për vdekjen.