Dorëzimi i mandateve, Koçijançiç: Palët të ulen në negociata

439

Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç, ripërsëriti thirrjen e një jave më parë të Federica Mogherini-t që opozita dhe mazhoranca qeverisëse të dialogojnë në Parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës.

Në konferencën për shtyp gjatë kësaj të hënë, Koçijançiç nënvizoi nevojën për negociata mes palëve për kapërcimin e krizës politike.

Ndërkohë, Koçiajançiç nuk dha një përgjigje nëse eurokomisioneri Johanes Hahn do të angazhohet për negociata mes qeverisë dhe opozitës.

Zëdhënësja e BE-së foli edhe për reformën në drejtësi, për të cilën tha se procesi po ecën në drejtimin e duhur.