Kur do ta veshë fustanin e bardhë? Eni Vasili ka një përgjigje ‘profesionale’.

655

Vetëm pak muaj më parë, fotot e Eni Vasilit dhe Armandit, partnerit të saj, ishin në qendër të portaleve. Sapo ishte zbuluar një çift i ri në showbiz-in shqiptar dhe kureshtja kush ia kishte rrëmbyer zemrën gazetares së njohur të ekranit ishte e madhe.

Pas këtyre fotove, u mësua edhe historia e dashurisë që shoqëronte çiftin. Miqtë kanë rrëfyer për mediat se Armandi, pasi jetoi dhe punoi shumë vite në Londër, u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete aty ku kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë shpesh edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare, kështu që as e mendonte ta linte Shqipërinë dhe bashkë me të edhe punën për të cilën ka investuar për kaq shumë vite. Kështu, zgjedhja i mbeti Armandit, ndërsa fituesja ishte Eni.

Po si i ka planet çifti sot?

E ftuar në “Këndi i së vërtetës” pasditen e sotme në “E diell”, Eni zbuloi edhe disa detaje nga jeta private, ndonëse e rezervuar në përgjigje. Meqenëse tashmë lidhja e saj është bërë publike, pyetja e natyrshme e të gjithëve është “kur do ta veshë fustanin e bardhë?”

Kjo ishte edhe pyetja e Manushit për Enin: “Kur do e veshësh fustanin e bardhë, por atë prej vërteti?” Pa e larguar vëmendjen nga profesioni dhe duke iu larguar me diplomaci përgjigjes konkrete, Eni tha: “Tani kemi zgjedhjet një herë, flasim pak më vonë. Nuk e di, të bëjmë zgjedhjet një herë.”

Armandi, partneri i Enit, mund t’i ketë kërkuar gazetaress një pushim nga ekrani për të bërë një fëmijë, por edhe për këto dyshime, Eni përgjigjen e ka sërish të lidhur me profesionin: “Të thashë kemi zgjedhjet këtë vit, të bëjmë zgjedhjet një herë…” – këmbënguli ajo pa dashur të zbulojë më shumë edhe për këtë pjesë.

Presim zgjedhjet. Pas tyre mund të ketë ndonjë të re në jetën personale të gazetares së njohur.