Horoskopi-24 shkurt 2019

463

Dashi

Bëjuni ballë çështjeve një e nga një dhe mos kini frikë të jeni pak të ashpër në një diskutim të rëndësishëm. Merrini gjërat më me lehtësi dhe boll më me përshtypje që ju i krijoni me pa të drejtë.

Demi

Sa më shumë të hamendësoni gjëra me mendjen tuaj, aq më keq do t’i bëni vetes. Shtrëngoni dhëmbët dhe ecni përpara pa u frikësuar nga njerëzit rreth jush

Binjakët

Gjatë kohës së lirë ndërroni ambient. Mblidhini të gjitha rastet e bukura që do t’ju paraqiten gjatë kësaj dite dhe ndajini me disa persona, të cilët do të jenë shumë të lumtur për objektivat tuaja.

Gaforrja

Mos u kushtëzoni nga fillimi i vështirë i kësaj dite tw shtunw. në të vërtetë do të jetë diçka e mirë, sepse do të hiqni qafe shpejt dhe në të njëjtën kohë shumë probleme.

Luani

Kjo e shtunë do të jetë e komplikuar, por në të njëjtën kohë shumë e rëndësishme; përballojeni një problem duke u konsultuar me dikë, sepse do t’ju vijë në ndihmë në një mënyrë që nuk e kishit imagjinuar.

Virgjëresha

Mos lejoni që angazhimet e tepërta t’ju dërrmojnë sot. Merrini me radhë dhe me qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i mbaroni shpejt detyrat tuaja dhe të lumturoheni për aftësitë tuaja.

Peshorja

Mos kini frikë që t’i jepni një emër problemit tuaj që ka marrë “erë” tashmë prej disa kohësh. Jini të sinqertë me veten tuaj. Flisni me një person që e besoni shumë. Do të jetë hapi i parë drejt një zgjidhjeje.

Akrepi

Jeni pak mbrapa me lënien e “gjurmëve” tuaja dhe do të jetë shumë e vështirë që të rikuperoni vonesat. Gjithsesi gjeni mënyrën për t’u qetësuar sa më shumë nga zhgënjimet prej vetes.

Shigjetari

Nëse ju pëlqen të flisni shumë, këtë gjë mos e bëni gjatë paradites së sotme. Por përqendrohuni mbi atë që duhet të bëni, përndryshe nuk do t’ia arrini ta përfundoni.

Bricjapi

Mos u bëni shumë krenarë dhe ndiqini ato pa u menduar dy herë. Sot do të merrni një sërë këshillash jo të kërkuara nga ju, por që do t’ju shërbejnë shumë. Ajo që ka rëndësi është rezultati i mirë apo jo!

Ujori

Duhet të jeni të zgjuar në zgjidhjen e detyrave në punë. Përgatituni për një të shhtunw stresuese, me shqetësime e plot angazhime. Pasdite takimi me një shoqe do t’jua bëjë më të lehtë një çështje.

Peshqit

Sot bëni ndonjë pauzë dhe vëzhgoni gjithçka që do të ndodhë përreth jush dhe më pas reflektoni me kujdes për të kuptuar të dhënat me objektivitet. Kjo është gjithmonë një mënyrë e mirë për sukses.