Pse Anita Haradinaj zgjodhi Elvana Gjatën për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës?

299

Elvana Gjata iu rikthye skenës në një datë historike për Kosovën, në 11-vjetorin e pavarësisë së saj. Ishte vetë bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj e cila organizoi këtë koncert të rëndësishëm ku ishin të ftuar 800 persona. Haradinaj ka treguar se ky koncert ishte planifikuar të realizohej që vitin e kaluar, por me ardhjen e Rita Orës gjërat ndryshuan.

“Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se vjet ishte 10-vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëherë e lamë për ta bërë këtë vit”,-u shpreh Anita.

Ajo tregoi gjithashtu arsyen se përse zgjodhi Elvanën për këtë koncert kaq madhështor në 11-vjetorin e pavarësisë. Sipas Haradinajt, Elvana nuk kishte angazhime të tjera dhe ishte e gatshme të këndonte live. Ky event është realizuar në kohë rekord prej 10 ditësh.