Parashikimi i motit, e shtunë 23 shkurt 2019, ja surprizat që do keni sot

438

Vranësira të dendura dhe alternime kthjellimesh dominojnë gjatë paradites në vend.Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në rajonin Jugor-Juglindor duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Nata përmirëson kushtet e motit, duke sjellë pauzë të reshjeve por mot të ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -11 °C deri në 11 °C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim mbi 4-5 ballë.