Protestë e pazakontë: shembull për të gjithë…

458

Qytetaret ne Shkup kane protestuar keshtu ndaj politikave te deshtuara shteterore. Ata kane sjelle dhe kane vendosur perpara bashkise atje, kepucet e te afermve te tyre te cilet jane detyruar te emigrojne per nje jete me te mire. Hajde ta bejme kete ne Tirane, le te shikojme sa miq, familjare, shoke na kane ikur jashte Shqiperise.

Kjo eshte eshte e keqja me i madh qe politika dhe politikat e tyre te deshtuara i kane bere ketij vendi. Kane detyruar te rinjte te ikin jashte Shqiperise, sepse ketu per ta s’ka pasur te ardhme. Shtoji ketu uljen ne nivele te frikshme te lindjeve ne nje vit, (rreth 30 mije lindje ne nje vit, hiq ketu rreth 22 mije vdekje ne nje vit, dhe shtimi natyral i shqiptareve ne nje vit mbetet 8 mije. Shifra me e ulet e regjistruar ndonjehere), do te bej qe shqiptaret te tkurren brenda disa dekadave.

Vetem une s’di sa kepuce mund te sillja ne nje proteste te tille, nese do behej ne Tirane. Sa familjare, e sa miq, shoke femijerie kam qe kane ikur keto 10 vitet e fundit nga Shqiperia per nje jete me te mire. Dhe me shqetesuesja mbetet vendimi i shume miqve te tjere qe kam, edhe familjareve per te ikur ne muajt ne vazhdim.

Zgjidhje? Patjeter qe ka! Dhe kjo varet nga ne te gjithe. Ose te perzesh politiken aktuale, (te gjithe) ose te ikim te gjithe njeri pas tjetrit, vit pas viti. Dhe si arrihet kjo? Kjo do arrihet kur secili nga ne te mos shikoje interesin vetjak, qe duke pas nje pune, hajt se jam mire, apo se do me heqin nga puna, e s’duhet te rebelohem. Dhe me e rendesishmja, te heqim dore nga militantizmi dhe te sillemi si qytetare te arsyeshem. Duke kerkuar nga te zgjedhurit tane, politika sociale, duke u kerkuar llogari per premtimet dhe te na degjojne per hallet dhe problemet qe kemi.

Ketu kandidati per deputet, ne kohe zgjedhjesh te takon, te merr nr e telefonit, te shkruan, te premton, te pergjigjet edhe ne 12 te nates, nese e telefonon. Pastaj kur behet deputet, zhduket nga syte kembet, thyen numrin qe ka mbajt per zgjedhje, edhe nese ti i gjen nr qe mban e i shkruan, nuk merr kurre pergjigje. Nese do kemi deputete te tille ne s’kemi per te pasur kurre plotesim premtimesh, sepse keta aktualet duan vetem pushtet dhe te pasurohen vete.

Prandaj zgjidhjen e kemi vete ne dore. Dhe per gazetaret e opinionistet. Te gjithe duhet te mbeshtesin nje force politike, ne aspiratat per te marre pushtetin, nese qeveria aktuale e ka dreqosur ne cdo gje. Pastaj menjehere keta mbeshtetes, sapo partia tjeter merr pushtetin, duhet te kthehen ne opozitare e kundershtare te tyre, sepse ata tashme kane pushtetin dhe s’duhen lene te abuzojne me te. Vetem atehere ky vend mund te ece perpara dhe jo ta shesim shpirtin per ca leke, per nje projekt, per nje rroge, per nje shtepi qe na jep pushteti, duke na blere shpirtin tone. Nuk ka gje me te pushtetshme sesa te kesh nje shpirt te lire e te shprehesh ate qe mendon, ndryshe do jesh nje klloun, qe do shkosh te besh lolon ne studiot televizive sepse i detyrohesh pushtetareve qe te kane blere shpirtin e mendimet.

Nga Osman STAFA