Taulant Muka i drejtohet Besa Shahinin: “Ministre pa identitet, nuk po ofroni zgjidhje”.

388

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë pasi mori këtë detyrë, i ka adresuar kritika të forta ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në një postim në Facebook, Muka e ka cilësuar Shahinin si një ministre pa identitet, pasi sipas tij, ajo vetëm reciton “Paktin për Universitetin” dhe nuk ditë japë një argument të sajin, apo të ketë mendimet e veta.

Më tej, ish-zv.ministri deklaron se gjendja në universitet është e mjerueshme dhe se ministrja nuk ofron asnjë zgjidhje.

Muka e cilëson arsimin shqiptar, me shekuj larg nga nivelet akademike perëndimore dhe fajtore për këtë sipas tij është politika.

Postimi i plotë:

Degjova me kureshtje Ministren e re te Arsimit perballe Lutfi Dervishi! Nje ministre pa identitet, pa mendim te sajen! Nje ministre qe vetem reciton “paktin e universitetit”, por qe nuk di te jape nje argument! Znj Ministre ju nuk keni guxim te thoni:
-I shkarkuam anetaret e bordeve te administrimit sepse jane te korruptuar!
-Ata politikane qe kapen me plagjiature duhet te japin doreheqje siç behet kudo ne boten e zhvilluar perendimore!
Çfare modeli jeni ju per rinine Shqiptare, modeli qe mohon çdo pergjegjesi dhe qe nuk denon “hajdutet intelektual”?! Nje model i ngjashem si shefja juaj Nikolla & qe u ngrit gjithe rinia ne kembe kunder? Po si mund te gjenerojne universitetet Shqiptare para dhe te bejne kerkim shkencor me ato kapacitete “akademike” qe kane, dhe me bizneset shqiptare qe nuk e dine se çeshte inovacioni?!
Gjendja ne arsimin e larte ne Shqiperi eshte e mjerueshme, dhe ju znj Ministre nuk po ofroni zgjidhje! Perkundrazi, kush e njeh dhe e do arsimin e larte e kupton qe politika qe po ndiqni do e shkaterroj dhe me shume arsimin e larte! Ne jemi shekull larg nga nivelet akademike perendimore, dhe sa me shume kohe humbasim me reformat jo te duhura ne arsimin e larte, aq me shume e thellojme kete distance dhe shkaterrojme te ardhmen e te rinjve dhe Shqiperise!”