Thyhet dhe grabitet bankomati

425

Një bankomat i nivelit të dytë në Shijak ka rënë pre e grabitjes gjatë natës.

Mësohet se autorët kanë thyer me sende të forta bankomatin dhe kanë arritur të marrin paratë që ndodheshin aty.

Ende nuk dihet shuma e parave që është grabitur ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.