Protesta e 16 shkurtit, SHBA bën thirrje: Refuzoni dhunën

365

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar lidhur me protestën që do të zhvillohet të shtunën, duke theksuar se protestat për ndryshime pozitive janë simbole të një shoqërie demokratike, të lirë dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër, Ambasada iu bën apel të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë protestë si dhe udhëheqësve politikë shqiptarë, që të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive. Në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se dhuna kundër njerëzve dhe pronës është e papranueshme.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

Gazeta Shqip