Qeveria drejt rënies! Zëri i Amerikës bën gati 45 kasetat që do fundosin këto politikanë para 15 Shkurtit

543

Mbrëmjen e kaluar në emisionin 360 gradë në “Ora News”, paneli i gazetarëve të ftuar në studio zbuluan disa detaje nga përgjimet e kryera të fundit nga Zëri i Amerikës.

Gazetari Bejdo Malo tha se janë edhe 45 kaseta të tjera me përgjime për blerjen e zgjedhjeve. Ai aludon se në këto përgjime del dhe emri i Arben Ahmetajt, ish-ministrit të Financave, si dhe Elvis Rroshit të Kavajës.

Malo shtoi se këto përgjime i ka prokuroria.

Pjesë nga debati

Malo: Loja sapo ka filluar. Zëri i Amerikës ka filluar edhe sot një tjetër zbërthim. Deri më datë 15 do të zbardhen edhe 45 kasetat e tjera të përgjimeve. Në përgjime del edhe një ministër i Financave të zt.Rama. Del edhe kryetari i bashkisë Kavajë. Nuk është vetëm Dibra dhe Durrësi, po shtrihet gjeografia e manipulimit të zgjedhjeve. Elvis Rroshi del në 12 kaseta. Aty del edhe ministri i Financave që e hoqi tani. I ka prokuroria ato.

Gjokutaj: E di në çfarë kohe janë regjistruar dhe pse janë mbajtur? Që të skadojë afati i hetimit dhe ato bëhen të papërdorshme. Që të shqyrtohen, duhet të hetohen brenda afatit. Ato kaseta jepen për miletin se Prokurorisë nuk i hyjnë në punë.