Protestë në Shkodër kundër skandaleve seksuale

503

Studentet e Fakultetit Juridik në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Rasti i Kavajës, Malësisë së Madhe, por edhe hyrja e një efektivi të FNSH në Fakultetin Juridik të Shkodrës ka qene arsyeja e protestës së studentëve.

Të ulur në tokë dhe me pankarta në duar me mesazhin: “Stop dhunës, stop përdhunimit”, ishte thirrja e tyre, ndërsa kërkuan që në ambientet e fakulteteve të ketë më shumë kontroll sigurie.

“Kërkojmë ndihmë për siguri në ambientet e shkollës. Për këtë arsye kemi dalë këtu që të zgjidhet kjo situatë. Sot e në vazhdim ne do të jemi më të bashkuar pasi nuk ka kuptim që disa persona që nuk janë të auditorit të hynë dhe dalin sa herë të duan”, u shpreh një prej studentëve që mori pjesë në protestë.