Olta Boka zgjedh një profesion të ri shumë larg muzikës.

1003

Ajo është një prej zërave të talentuar të muzikës shqiptare edhe pse ka preferuar që së fundmi t’u qëndrojë larg festivaleve dhe daljeve në ekran.
Bëhet fjalë për Olta Bokën, e cila me anë të një njoftimi në Instagram ka njoftuar kthesën më të re që po bën në jetën e saj lidhur me profesionin.

Ajo ka treguar se tashmë po i dedikohet një profesioni të ri që i qëndron larg muzikës.
Aktualisht Olta është asistent-notere, e me përkushtimin dhe profesionalizmin me kalimin e kohës, ajo synon të ketë vulën e noteres që do të mbajë emrin e saj.
‘Me lejoni te ndaj me ju eksperiencen time me te re me qellim pervetesimi dhe shnderrimin ne profesionin e ardhshem. Prej me shume se 6 muaj synoj te plotesoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent Notere) me deshiren dhe perkushtimin qe nje dite Vula te mbaje emrin Tim si nje “autograf” me pergjegjesi per sherbimet jetesore Noteriale!
P.S: Muzika eshte profesioni im i perjetshem nga i cili s’do mundem te heq dot dore kurre!’ shkruan ajo për të gjithë adhuruesit e saj.
Kujtojmë se Olta është një prej këngëtareve që ka preferuar t’u qëndrojë larg provokimeve dhe lajmeve të bujshme.