Nga prezantuese në krah të Besa Shahinit, kjo është zv.ministrja e re e Arsimit.

685

Pas emërimit të Besa Shahinit, në postin e ministres së Arsimit dhe pas dorëheqjes së Taulant Mukës janë emëruar dy zëvendësministra të rinj të Arsimit, Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino.

Vendimi për emërimin e tyre është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke plotësuar me 4 zëvendësministra dikasterin, pasi në detyrë përveç dy të emëruarve të sotëm janë dhe Shpati Kolgega dhe Kostandin Shkurti.

Redi Shtino ka profil juridik dhe më herët ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Arsimit, gjatë kohës kur drejtonte Nikolla. Nuk dihet arsyeja e largimit të tij të përkohshëm.

Ndërsa Haxhiu është e njohur për karrierën e saj në median vizive, si moderatore e disa emisioneve, gjithashtu ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar Rinisë.

Në fakt në Shqipëri së fundmi kemi parë emërime nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet, kështu që Haxhiu nga prezantuese në zëvendësministre nuk na habiti shumë.