Klea Huta tregon arsyen pse e mbajti aq gjatë të fshehtë lidhjen me Elgitin.

478

Klea Huta dhe Elgit Doda e kanë bërë publik faktin se ishin çift një vit pasi ishin lidhur. Edhe pse mediat diçka kishin nuhatur dhe prej kohësh po përflitej se ata ishin në një marrëdhënie, asnjë prej tyre nuk e pranonte. Pas një viti ata vendosën ta bënin publike lidhjen duke postuar një foto bardh e zi, ku Elgiti shfaqej duke e puthur në ballë Klean.

E ftuar në “Tempora” në Ora News, Klea ka treguar arsyen pse e mbajtën lidhjen të fshehtë aq gjatë dhe në fakt ka shumë të drejtë. “Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dilnim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje, kur ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto”, -është shprehur Klea. Po ashtu, ajo ka treguar se foton bardh e zi e zgjodhi Elgiti, sepse i pëlqejnë shumë këto lloj fotosh.

Ndërsa për marrëdhënien me Elgitin ajo thotë se “ka gjetur tenxherja kapakun” dhe se pa atë dhe familjen, që janë shtyllat e saj, do ta kishte shumë të vështirë të realizonte gjithçka që ka realizuar deri më tani.