“Videoskandali”, Lleshaj: Një pervers shërben si flamur për politikanët perversë

415

Pas shfaqjes së videoskandalit të policit në Malësi të Madhe që akuzohet për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje, ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj .

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lleshaj shkruan se do të identifikohetpa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”