Ngjarja e Kavajës/ Spiropali: Mazhoranca do të marrë masa, do ashpërsojë Kodin Penal

459

Abuzimi seksual i një minoreneje 13 vjeçare në Kavajë, ka tronditur opinionin publik në vendin tonë javën e fundit.

Qëndrimi që ka mbajtur ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ka sjëllë ereagime të shumta jo vëtem në radhët politike. Akuza të ndryshme dhe sulme të ndryshme në drejtim të Spiropalit në lidhje me faktin dhe mënyrën se si ajo e ka trajtuan të dhunuarën.

Ministrja Spiropali nga Real Story ësshtë shprehu se nuk do të japë më asnjë koment në lidhje ngjarjen e shëmtuar të ndodhur në Kavajë, ajo tashmë sipas saj është në duart e drejtësisë dhe është ajo që do të vendosë.

“Unë nuk do të komentoj asnjë çast rastin sepse fjalën e fundit e kanë thënë familjarët e saj dhe nuk do të flas më për një çështje e cila tashmë duhet ti lihet drejtësisë dhe familjarëve të saj. është fatkeqësi sesi opozita në çdo rast përpiqet të gjejë një horrr, një perrves për ta ngritur si flamuar jo vëtm për kundërshtarët e tij. përdorime politike e atij horrit në Shkodër, u ngritën krerët e grupeve parlamentare që të hidhnin baltë mbi policinë e shtetit dhe mbi ministrin e Jashtëm.”

Gjithashtu ministrja Spiropali është shprehur se mazhoranca pas kësaj ngjarje të rëndë, do te marre disa nisma, do te beje te mundur ashpersimi e Kodit Penal per vepra te tilla te tmerrshme.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se menjëherë pas denoncimikt të këtij rasti policia ka reaguar menjëherë, sipas saj Berisha nujk ka denoncuar por e ka përdorur rastin për luftë politike.

“Dua të theksoj se Berisha nuk ka reaguar për institucionet dhe për të zbuluar çfarë kishte ndodhur, por për të goditur politikisht, ai ka folur pasi jane ndaluar djemte nga policia. Strategjia e Sali Berishës dhe opozites eshte kjo. Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit.”