Jo unanim për Dajtin, dy gjyqtarë kundër uljes së dënimit

433

Nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ndryshuar vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Gjyqtari Fuat Vjerdha publikoi në profilin e tij në “Facebook” faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë vendosur për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.

Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.