Ardit Gjebrea na preku të gjithëve me fjalët ndaj të bijës: ‘Veç ta arrij atë ditë’!

458

Marrëdhënia prind-fëmijë është një nga ato raportet më speciale, që vetëm kush e ka përjetuar në lëkurë mund ta kuptojë rëndësinë dhe vlerën e vërtetë të saj. Sidomos, kur je edhe protagonist dhe personazh me reputacion publik, gjithçka vërtitet rreth teje merr të tjera përmasa në sytë e audiencës masive, por jo vetëm.

Ardit Gjebrea, moderatori i njohur shqiptar e ka treguar edhe herë të tjera raportin special që ka me më të voglën e familjes, vajzën e tij Anna. Madje, emocioneve si prind ai i ka shtuar shpesh herë edhe doza të tjera përjetimesh, edhe nga ato skeniket, ku ata babë e bijë kanë performuar këngë përpara publikut duke i emocionuar të gjithë. Por, këtë herë, duket se shkak është bërë emisioni “Lufta e nuseve” në TV Klan, që Anna t’i drejtojë një pyetje të atit, që me siguri në momentet e para duhet ta ketë lënë pa fjalë. “Babi ti do më shoqërosh mua kur të martohem”, ka qenë pyetja e Annës për të atin Arditin.

Moderatorit të dashur për publikun shqiptar, me siguri i janë dashur disa minuta për t’u menduar, për t’i dhënë më pas të bijës një përgjigje, që na emocionoi edhe neve që e lexuam. “Veç ta mbërrij atë ditë”, i është shprehur ai, Annës.