Si të shpëtosh nga gërhitja me një truk të vetëm.

487

Nëse gërhisni shumë gjatë fjetjes, ju mund të ndiheni të lehtësuar, por praktikisht ja bëni jetën ferr personave të tjerë me të cilin flini në shtrat ose familjarëve me të cilët ndani të njëjtën hapësirë banimi.

Gërhitja zakonisht prek njerëzit që janë mbipeshë, të stresuar, që kanë pirë shumë alkool ose që kanë të bllokuara rrugët e frymëmarrjes. Thuhet shpesh se ka dy lloje të gërhitjes: sociale dhe mjekësore. Gërhitja sociale nuk konsiderohet menjëherë e rrezikshme, ndërsa gërhitja mjekësore duhet të kontrollohet.

Ndonjëherë gërhitja është vetëm një çështje e të pasurit një mukus të vogël në hundë ose në fyt. Dhe në këtë rast, ka një truk që mund të jetë test i vlefshëm për të gjithë ju që keni problem të ngjashëm. Shumë njerëz kanë parë rezultate pozitive me këtë lëng të shijshëm, tërësisht natyral “anti-gërhitës”.

Çfarë ju nevojitet:

2 mollë

2 karrota

1/4 limon

Xhinxher i freskët

Lëngu i limonit përmban shumë vitaminë C, e cila mund të lehtësojë hundët e irrituara. Xhinxheri ka qenë përdorur në Kinë për më shumë se 2 mijë vjet për të kuruar sëmundje të ndryshme. Molla dhe karrota përmbajnë shumë aminoacide të quajtura triptofan, të cilat janë qetësuese dhe e bëjnë më të lehtë gjumin.

Përgatitja:

Miksojini të gjithë përbërësit së bashku në një blender (ose shtrydhëse frutash e perimesh) dhe bëni një smothie të shijshëm. Pijeni disa orë para se të shkoni në shtrat. Do të shpëtoni përgjithmonë nga gërhitja!