Futbollisti me emrin më të çuditshëm në botë, kjo i ka dhënë shumë famë.

411

Ai quhet Efmamjjasond Gonzàlez dhe është futbollistë. Te mbiemri i tij nuk ka asgjë të çuditshme, pasi është nga më të përhapurit në vendet ku flitet spanjisht, madje edhe shumë futbollistë të tjerë e mbajnë këtë mbiemër.

Por emri i këtij futbollisti nga Kolumbia është tejet i çuditshëm dhe e ka bërë menjëherë të famshëm edhe pse ende nuk e ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist! I vështirë për t’u shkruar e po ashtu edhe për t’u lexuar, e në këto kushte, djali ka vendosur ta quajë veten Jasond, shumë herë me thjesht.

Megjithatë edhe ky emër e ka një kuptim dhe meriton të tregohet. Emri është “shpikur” duke marrë gërmat e para të 12 muajve!

Me këtë fantazi të shfrenuar në shqip do të krijonim emrin Jshmpmqkgshtndh. Me siguri që askush nuk do ta merrte guximin t’ia vendoste djalit një emër të tillë.

Por mbi të gjitha Efmamjjasond, konsiderohet si një talent në Kolumbi. Ai është sulmues dhe është i gjatë 1 metër e 90 centimetra. Ai ka qenë pjesë e moshave të skuadrës kolumbiane të Atletico Nacional e tashmë është në provë te San Lorenzo, në Argjentinë.