Basha në Gjirokastër: Betejë pa kthim deri në shembjen e sistemit

426

Në Shkodër, Korçë, Peshkopi dhe Mirditë, demokratët organizuan protesta gjatë ditës së sotme. Basha tha se më 16 shkurt duhet t’i jepet fund grushtit të shtetit, siç deklaroi ai.

Në Gjirokastër, kreu demokrat takoi qytetarë e sipërmarrës të vegjël, duke i ripërsëritur të njëjtën thirrje, të gjithë bashkë në protestën e 16 shkurtit.

Basha i garantoi gjirokastritët që kjo është një rrugë pa kthim deri në shembjen e këtij sistemi, që sipas tij, po i mban peng të gjithë.