Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

416

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur këtë të enjte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Zoti Duka mori 36 vota gjatë kongresit të UEFA-s të mbajtur në Romë.

Më herët, Aleksander Ceferin u rizgjodh si Presidenti i organit më të lartë drejtues të futbollit europian, duke marrë një mandat të dytë katërvjeçar. 51-vjeçari ishte kandidati i vetëm në garë, pasi mori detyrën dy vjet e gjysmë më parë kur Michel Platini u detyrua të largohej.