Libri i veçantë që po thyen rekord shitjesh.

452

Shqipëria renditet në listën e vendeve me popullsinë, që lexon më pak. Një studim i fundit tregoi se pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk lexonin, as një libër në vit.

Ndërsa nga ana tjetër në mbarë botën një libër po shënon rekord shitjesh. Bëhet fjalë për librin, “Change your thinking Change your life”, që e shqipëruar do të thotë “Ndrysho mënyrën se si mendon për të ndryshuar jetën”.

Ky libër është shkruar nga Brian Tracy dhe në çdo kapitull të këtij libri jepen këshilla se si mund të jetoni më mirë, duke transforuar mendimet tuaja dhe të mendoni gjithmonë pozitivisht.

Autori ka shkruar një libër të pabesueshëm që i tregon çdo personi se fuqia për të ndryshuar gjendet brenda vetes sonë dhe se duhet të heqim dorë nga mendimet negative dhe dëshira për t’i bërë keq të tjerëve.

Ndërsa nga kritika letrare amerikane është cilësuar si një libër, i cili duhet lexuar nga të gjithë.

Kurse ata që e kanë lexuar kanë thënë vetëm një fjali për këtë libër:

“Jeta jonë ka ndryshuar.”