A do të bënte Berisha marrëveshje me Ramën nëse do ishte në krye të PD

381

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës. I ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Berisha mbrojti edhe një herë marrëveshjen e bërë në 2017-n, por u shfaq refuzues për një përsëritje të saj.

“Marrëveshja e 17 majit ka mbetur vetëm për një qëllim, që të krijojë një klimë për zgjedhjet, por që nuk e krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, me çdo çmim dhe me çdo kusht zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka.

Më e fundit është që qytetarët të fillojnë mosbindjen civile. Një marrëveshje tjetër me Ramën do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar për të kthyer votën në Shqipëri është skenari venezuelian.

Nëse shqiptarët nuk reagojnë kanë vetëm një zgjidhje, azilin. Duhet ta faktosh që ky (Rama) nuk bën zgjedhje. Opozita duhet të rikthejë dhe të bëjë atë që bëjnë venezuelianët ndaj një tirani, i cili përdor gjithçka për të dhunuar zgjedhjet e tyre” – tha Berisha.