Basha në Fier: 16 shkurti fundi i Ramës, të hedhim në Lanë armët e pushtetit

393

Kreu demokrat Lulzim Basha zbarkoi këtë të dielë në qytetin e Fierit ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e kësaj zone në lidhje me protestën e 16 shkurtit.

Basha gjatë fjalës së tij, I ftoi të gjithë qytetarët e Fierit që t’I bashkohen protestës së 16 shkurtit me qëlllim që të rrëzojnë qeverinë dhe të çlirojnë vendin nga krimi.

Basha tha se PD e ka një plan strategjik për të hapur vende pune me paga të mira dhe kushte dinjitoze.

“Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet, ndaj ju ftoj më 16 shkurt t’ja hedhim në Lanë këto armë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, miërqenës përmes lirive, mundësive, punësimit që do t’i bëjmë realitet përmes planit tonë ekonomik”

Por krahas këtyre ngjarjeve, Basha u ndal edhe tek çështja e studetnëve ku I dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ju djegë vitin akademik studentëve, ai do njihet i plotë”