Haradinaj shkarkon ministrin e Bujqësisë.

204

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë në rrjetet sociale, ndërsa shton se bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdojë palëkundur.
“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur” deklaron Ramush Haradinaj. Sipas medieve në Prishtinë, shkak i lëvizjes në qeveri ka qenë kushti i partisë opozitare, Partia Socialdemokrate që në këmbim të votës për projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.