Ardit Gjebrea bën këtë urim të ndjerë për ditëlindjen e bashkëshortes.

819

Nëse i sjell ndërmend të dy si personazhe, duket sikur ata kanë një jetë bashkë! Ndonëse, Ardit Gjebrea është më prezent në sytë e audiencës dhe medias për shkak të angazhimit në televizion dhe vetë profilit që ka zgjedhur të ketë, Anila gjithashtu është një nga bashkëudhëtaret më besnike të tij ndër vite. Jo vetëm në sferën profesionale, por edhe në atë personale.

Anila Gjebrea ka një arsye sot për të festuar! Është ditëlindja e saj dhe sigurisht që njerëzit e zemrës dhe familjarët janë kujdesur për këtë ditë të shënuar që t’ja bëjnë sa më të bukur. Por, çfarë mund të kishte më të veçantë se urimi i ndjerë i Arditit për Anilën e zemrës së tij?

Përmes një fotoje të postuar në instastory ku shfaqen nënë e bijë, Anila dhe Ana, ndërsa presin tortën e ditëlindjes, Arditi zgjedh të shkruajë për bashkëshorten e tij këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen fati im”!