Incident në Tirana-Teuta, tifozët shembin rrethimin (Foto)

426

Goli i barazimit i shënuar nga Ngoo në minutën e 38 të pjesës së parë në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi” ka ekzaltuar pa masë tifozët bardheblu.

Por festa e tyre e shfrenuar u shoqërua edhe nga një incident i pakëndshëm.

Pas shënimit të golit, sulmuesi Ngoo iu drejtua tifozëve për të festuar së bashku me atë, të cilët hipën mbi hekurat që i ndajnë nga fusha. Por pesha e tyre bëri që të rrëzohen, por fatmirësisht pa të lënduar.