Heqim taksën e karburantit, dhe ulim çmimin e energjisë.

454

Kreu demokrat Luzlim Basha prezantoi këtë të premte në takimin me shoqatat e sipërmarrjes alternativën e PD për biznesin e madh.

Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet do të ketë ulje të çmimit të energjisë, tatim 9% si dhe rimbursim për tvsh-në.

Duke u ndalur tek tatim fitimi, Basha tha se procedurat do të kryhen vetë nga biznezi, ndërkohë që theksoi se ata nuk duhet të gabojnë më shumë se 20% nga tatimi përfundimtar.

“Taksa “Rama”për karburantet, prej rreth 30 lekë/litër do të shfuqizohet menjëherë. Kjo nismë do të ndjehet si nga biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël. Tatimi sheshtë në nivelin 9% për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributin e punëdhënësve dhe punëmarresve për sigurimet shoqërore. Në tatimin mbi fitimin do te ruhet mekanizmi i parapagimit të kësteve tremujore, por, në ndryshim nga skema e sotme, ato do të përllogariten nga vetë biznesi. Ka vetëm një kusht, që biznesi të mos gabojë në parashikim më shumë se 20% nga tatimi përfundimtar. Megjithatë, edhe nëse gabon, biznesi nuk do të gjobitet, siç ndodh sot, por do të paguaje vetëm interesin për pjesën e dhenë më pak. Rimbursimi i TVSH-së, plagë e vjeter edhe gjatë qeverisjes sonë, por tani e majisur nga kjo qeverisje, do të marre nje zgjidhje urgjente dhe thelbi i zgjidhjes do të jetë alokimi i një fondi të veçantë, të barabartë me nevojat vjetore për rimbursim. Ky fond do të menaxhohet nga një trupë e përbashket administratë – biznes, e cila do të trajtojë automatikisht çdo kërkesë për rimbursim.”

Siaps Bashës, ëprmes kësaj platform ekonomike të gjitha aferat me fitimin e tenderave të mëdhënjë nga korporatat e mëdha do të marrin fund.

“Të gjitha aferat me fitimin e tenderave të mëdhenj nga korporata të mëdha dhe shitjen e tenderave me çmime skllavëruese tek të vegjlit, do të marrin fund. Thelbi i çdo ligji për mbrojtjen dhe thithjen e investimeve të huaja është marrja, minimalisht, e të njëjtit trajtim që marrin investitorët vendas. Realitetin të gjithë e dimë. Zero investime të huaja. Asnjë investitor serioz nuk ka ardhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri.”