Rriten temperaturat, por rikthehen reshjet! Ja si parashikohet moti për sot

494

Paraditja paraqitet në kushtet e motit kryesisht të vranët në të gjithë Shqipërinë.

Pas mesditës, vranësira do të zhvillohen në zonat bregdetare dhe pjesërisht zonën e ulët duke rrezikuar shira.

Mbrëmja dhe orët e natës, paraqiten kryesisht me vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në dy ekstremet veri dhe Jug të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në zonat malore deri në 13°C mesdita në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në brigjet detare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

a.cupaj